Kosova – Zvicra, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45, shkruan Gazeta Express.

Kur ka mbetur edhe pak më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë janë bërë të ditura formacionet.
Gliha e nis ndeshjen Muricin në portë, teksa mbrojtja përbëhet nga kapiteni Rrahmani, Aliti, Vojvoda dhe Paqarada. Në qendër të mesfushës janë Fazliji dhe Loshaj, kurse në krahë Valon Berisha dhe Bernard Berisha. Në sulm janë Muriqi e Rashica.

Te “Helvetikët” nga minuta e parë luajnë dy futbollistët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka.

Uran Bislimi dhe Ardon Jashari janë në bankën e rezervistëve.

Formacionet zyrtare:


Kujtojmë se sonte do të jetë përballja e parë zyrtare mes Kosovës dhe Zvicrës.

Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, teksa Zvicra prin me 10 pikë.