Kosova sonte “mirëpret” Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës do të presë Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një takim që pritet të sjellë një përzierje emocionesh, mes dëshirës së triumfit e ndoshta edhe “tolerancës mes vëllezërve”.

“Dardanët” kanë një ecuri pa fitore në kualifikuese deri më tani, pasi kanë barazuar në tre ndeshje dhe kanë pësuar një humbje. Në ndeshjen e fundit Kosova u mund nga Bjellorusia me rezultatin 2-1 dhe tashmë do të përpiqen të rikthehen te fitorja, me trajneri Gliha që synon të debutojë me një rezultat pozitiv në krye të përfaqësueses “Dardane”.

Miqtë nga ana tjetër, me në krye trajnerin Yakin vijnë në Kosovë pas një ecurie pozitive, ndërsa kanë marrë tre fitore dhe një barazim, atë në shtëpi ndaj Rumanisë, që u mbyll me rezultatin 2-2. Kosova dhe Zvicra do të përballen për herë të parë në një kompeticion, teksa më herët janë përballur vetëm një herë, në miqësoren e 23 marsit 2022 që u mbyll me barazimin 1-1.

Sa u përket emrave me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën dhe që janë thërritur për këto ndeshje dhe si rrjedhojë do të jenë në “Fadil Vokrri” janë kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari dhe Uranium Bislimi.