‘Do të vazhdoj të bëj gjithçka njësoj’ – Cher tregon sekretin e dukjes rinore

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Cher, ka treguar për mënyrën si e ruan pamjen e saj rinore dhe zbuloi se i mban flokët e gjatë dhe bën të njëjtat gjëra që ka bërë gjithmonë.

“Unë thjesht nuk mund ta besoj se në një moment do të bëhem 80 vjeçare. Ende do t’i vesh xhinset e mia dhe do t’i mbaj akoma flokët të gjata dhe ende do t’i bëj të njëjtat gjëra që kam bërë gjithmonë”, ka thënë ajo duke folur për Good Morning Britain.

77-vjeçarja kujtoi se kishte biseduar me një mikeshë për momentin kur do t’i duhej t’i shkurtonte flokët dhe të mos vishte xhinse, sepse “është diçka që bëjnë gratë e moshuara”, por artistja pranoi se ende nuk kishte arritur në atë pikë.

Për Cher, gjenet e saj janë përgjegjëse për dukjen e vazhdueshme rinore, ndërsa nëna e saj ka jetuar 96 vjet.

“Gjenet në familjen time janë shumë të mahnitshme. Nuk e di nëse të mos ndjehesh e moshuar të bën më të ri. Unë ndjek trendet. Kam shumë miq të rinj. Kam edhe miq të vjetër. Sinqerisht, nuk po përpiqem të ndihem e re. Nuk po përpiqem të jem e re. Jam kjo që jam”, ka theksuar Cher.

“Kam punuar gjithë jetën për të mbajtur forcën në trupin tim”, ka shpjeguar tutje, duke theksuar se “ka vajza 20 vjeçare që nuk mund të bëjnë atë që ajo bën”.

Ndërsa në një prezantim të ushtrimeve që pëlqen, këngëtarja ka zgjedhur ushtrimet për barkun, ushtrimet zumba (që përfshijnë kardio dhe vallëzimin) dhe jogën.