Xherdan Shaqiri i emocionuar: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj në Kosovë

KOSOVË- Pak orë para nisjes së ndeshjes Kosovës-Zvicër, sfidë kjo që luhet në ‘Fadil Vokrri’, ka folur ylli shqiptar i skuadrës helvete Xherdan Shaqiri. Shaqiri bashkë me Granit Xhakën, Ardon Jasharin dhe Uran Bislimin, do të jenë pjesë e Zvicrës në duel kundër ‘Dardanëve’ , që pritet të jetë fantastike.

Shaqiri në faqen e tij në “Instagram”, shkruan se se ka qenë ëndërr e tij që një ditë të luajë në Kosovë.

“Ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj një herë në Kosovë ku kam lindur dhe do ta shijoj çdo sekondë”, u shpreh Shaqiri.

Përballja e Kosovës dhe Zvicrës luhet në kuadër të Grupit I, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024. Ndeshja fillon në orën 20:45 minuta, ndërsa kjo sfidë pritet me emocion të madh edhe nga sportdashësit.