Sfida Shqipëri-Poloni/ Balla porosi Policisë: Mos lejoni asnjë shfaqje huliganizmi

TIRANË– Ministri i Brendshëm Taulant Balla, u shpreh se duhet nivel më i lartë sigurie në stadiume, ndërsa paralajmëroi ndëshkime për këdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA.

“Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe kërkohen ndëshkime të ashpra. Kontrolle të rrepta për posedim të mjeteve piroteknike/flakadanë dhe ndalim të menjëhershëm të këtyre personave”, tha Balla.

Në prag të sfidës së Kombëtares shqiptare kundër Polonisë, që luhet të dielën, Balla i kërkoi Policisë së Shtetit të mos tolerojë asnjë shfaqje huliganizmi.

“Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe do të kërkohen ndëshkime të ashpra. Ne nuk duhet të presim të na ndodhi një ngjarje si ajo që ndodhi në Athinë pak javë më parë, për të ashpërsuar masat tona”, tha Balla.