Mirlind Daku ka hyrë sonte për të luajtur për Shqipërinë, për ta bërë debutimin e tij me Kombëtaren shqiptare.
Ai pati një rast të mirë në minutën e 84-të te ndeshjes por gaboi në pasim për Arbnor Mujën.
Megjithatë, ish sulmuesi i Kosovës U21 është shfaqur i emocionuar pas ndeshjes dhe në një moment ka filluar të qajë pas debutimit të tij.
“Jam pa fjalë pas këtij debutimi. Isha shumë i emocionuar dhe ato po i ndjej tani. Kjo gjë është shumë e mirë për mua dhe për familjen time”, ka thënë Daku pas ndeshjes.