Pavarësisht se kanë kryer një merkato të bujshme, ku kanë afruar emra të mëdhenj të futbollit evropian, si Neymar, Karim Benzema, N’Golo Kante, Milinkovic-Savic e shumë të tjerë, duket se klubet arabe nuk do të ndalen deri në momentin e fundit të merkatos për të bërë tranferime.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, transferimi më i fundit vjen nga skuadra e Al-Ettifaq, me këta të fundit që kanë paguar plot 10 milionë euro për shërbimet e “fantazistit” të Everton, Demaray Gray.
Përsa i përket kontratës personale, 27-vjeçari do të nënshkruajë te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard, një marrëveshje 4-vjeçare e vlefshme deri në verën e vitit 2027, paga e së cilës ende nuk është bërë me dije, por pritet të mësohet në ditët në vijim.