Ministria e Punëve të Jashtme u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave nga koha e keqe që ka përfshirë Greqinë
Informojmë se Përfaqësitë Diplomatiko-Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente, me qëllim që t’u ofrohet ndihmë qytetarëve tanë që ndodhen në zonat e rrezikuara.
Sipas informacioneve nga Ambasada në Athinë, më 6 shtator, një shtetas i yni ndodhet në qytetin Volos, në vend të sigurt, në një hotel lokal.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që t’iu shmangin zonave të rrezikuara dhe të qëndrojnë të sigurt deri në evakuimin e mundshëm.
Në dispozicion janë SOS numri i MPJ-së 075/273-732, telefonat e shërbimit të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik +30 6987200410.