Çka po ndodhë me BFI-në e Shaqir Fetait: para e madhe e BFI-së u kap në “Tabanoc”?!

Shaqir Fetai tashmë po flet me të madhe: “jam shumë i fortë, nuk kanë çfarë të më bëjnë. Pas më rri Ali Ahmeti dhe e gjithë BDI-ja”! Nën këtë logjikë të tij të mbrashtë, në BFI po ndodhin skandale të tmershme, skandale këto që po i përshkruhen edhe BDI-së

Nga Mahir Rexhepi

Vetëreklamimi i Shaqir Fetait si njeri shumë i afërt i Bashkimit Demokratik për Integrim, e cila, sipas “reisit” po i ofruaka përkrahje pa rezervë meqë na qenka kuadër i kierarkisë së ngushtë të Partisë së Ali Ahmetit, i ka hapur shteg veprimtarisë kriminele që po lulëzon me të madhe që kur nga qarqet e shërbimeve të dyshimta u instalua në krye të BFI-së! Shaqir Fetai thotë se, BDI-ja e përkrah meqë kjo parti, edhe kësaj radhe, shumë shpejtë do të ketë nevojë për “financa të zeza” për zgjedhje të parakohëshme, të cilat do t’ia sigurojë BFI-ja, ndërsa “reisi” ka nevojë për këtë Parti, sepse kësisoj ndjehet më i fortë jo në organizim të BFI-së por në zhvatje të këtij Institucioni si dhe në dezorganizim total. Fundja (sipas një incizimi) vetë Shaqir Fetai pranon se para e madhe nga Haxhi i sivjemë është derdhur në xhepat e një funksionari të lartë të BDI-së (nga goja e tij lakohet edhe emri i këtij funkcionari)!
Ka kohë që flitet se në BFI janë nja dy kolegë (miq të ngushtë të Shaqir Fetait) të cilët merren me kontrabandimin e refugjatëve avganë, sirianë etj. Madje ky shqetësim është ngritur edhe në qarqet diplomatike! Personi i fundit të cilit i është ofruar detyra e shoferit të kamionit për kontrabanim të refugjatëve ka qenë i infiltruar nga shërbimet gjegjëse shtetërore, ndërsa marrëveshja është arritur jo më larg se një metër nga kabineti i Shaqir Fetait.
Shaqir Fetait ia bëjnë tri herë puçin e njëjtë siç ia bëri ky tre vite më parë H. Sulejman ef. Rexhepit. Ndërsa nuk i largon, nuk i ndëshkon për mosrespektim të normave kushtetutare të BFI-së. Në insistimin e Myftiut të Shtipit, Nasir Rexhepi, për largimin e të gjithë myftive si dhe të drejtorëve dhe dekanit të FSHI-së, Shaqir Fetai i përgjigjet (dhe kjo bisedë është e incizuar): “E kam më lehtë që t’i mbaj dhe të vazhdoj me të njëjtit, sepse, për të gjithë kam dosje. Të rinjtë që do të vinë nuk do të jenë kaq shumë të shantazhueshëm”!
Këtë përgjigje ia ka dhënë (edhe kjo e incizuar!) edhe myftiut të Shkupit, Qenan Ismaili, i cili që nga organizimi i puçit nga ana e anëtarëve të Rijasetit, vazhdimisht i kërkon Shaqir Fetait që t’i largojë tre myftinjtë: atë të Kumanovës, Abedin Imerin, myftiun e Strugës, Salim Sulejmanin, si dhe myftiun e Tetovës, dr. Qani Nesimin!
Shaqir Fetai është bërë model dhe motiv i të tjerëve për vjedhjen e vakëfit, për vjedhjen e fitrit dhe zeqatit! Ditë më parë, Shaqir Fetai ia kurdisi një skandal myftiut rrebel të Tetovës, dr. Qani Nesimi, në lokalin e të cilit policia gjeti sasi të drogës. Natyrisht, lokali i dhënur me qera nuk mund të jetë nën “juridiksionin” e pronarit të vërtetë. Çdo gjë që do të ndodhë përgjegjësi do të japë qeraxhiu dhe, këtë fakt e ka ditur edhe Shaqir Fetai. Por, për “reisin” e rëndësishme është që t’i bëhet fjala myftiut rrebel se, ja, ky paska një objekt gjigant, që e ka mbajtur sekret, sepse e paska ndërtuar me pratë e fitrit dhe të zeqatit të cilat nuk i ka dorëzuar Shaqir Fetait por i paska “vjedhur”! “Do t’i dorëzojë”, thotë Shaqir Fetai, “siç do t’i kthejë edhe të gjitha rrogat që i ka marrur në UT, si profesor, sepse na qenka i vetmi person në Maqedoninë e Veriut që i merr dy rroga, edhe si profesor edhe si myfti! Antikorrupsioni shumë shpejt do ta krehë dhe kjo do të jetë kërkesë e imja zyrtare”, përfundon Shaqir Fetai në bisedë me myftiun e Shtipit!
Shaqir Fetai i thotë zotëri avokatit (biseda mëse një orëshe e incizuar!) veç të tjerash: Pse nuk heq dorë nga Qani “pederi” (myftiu i Tetovës), pse rri me të kur e di fare mirë se Qani Nesimi tashmë është i falimentuar, e kam në grusht dhe e teri kur të dua…”
Shaqir Fetai bashkë me Qenan Ismailin dhe me nja dy myhybë të tjerë, natë e ditë po punuakan për të realizuar fshehurazi ndërrime kushtetutare, të cilat do ta zënë në befasi edhe BDI-në, e cila, sipas Shaqir Fetait, ka filluar të japë shenja se do të heq dorë nga Shaqir Fetai. Ndërrimet Kushtetutare do të jenë të egra, të panjohura për anëtarët e Rijasetit, kurse Qenan Ismaili me të madhe po i fërkon duart, duke i thënë “organit” të vetë bazë se, ja, shumë shpejt, me këto ndërrime BFI-ja do të jepet në tepsi në duart e FRI-së, organizatë këtë, të cilën, dikur Shaqir Fetai dhe reisi i tij, Sulejman ef. Rexhepi, e quanin “filiale të UDB-së”! Po pse Shaqir Fetai BFI-në t’ia dorëzojë “UDB”-së? I ka gjë borxh?
Skandali i fundit më i pabesueshmi, i cili, implikon edhe persona të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme! Nga BFI-ja po qarkullojnë biseda (mund të jenë edhe tendenioze) se, ditë më parë, një ditë pas takimit të Shaqir Fetait me “reisin” e BFI-së së Preshevës, në kufirin e Tabanocit është ndalur vetura zyrtare e BFI-së ku janë gjetur 750 mij euro dhe një armë pa leje! Me intervenimin nga “lartë”, brenda pesëmbëdhjetë minutave procedura ka përfunduar dhe, ky krim madje as që është shënuar në aktivitetet doganore dhe as që është raportuar mbi këtë përpjekje që me makinën zyrtare të BFI-së të nxirren jasht 750 mij euro! Ky informacion mund të jetë shpekulim, madje as që do të besonte dikush se një gjë e tillë mund të ndodhë në BFI, por ama, kjo bisedë që del nga BFI-ja shkakton dyshime të mëdha!