“Me në fund po vij në shtëpi” – Ramos e zyrtarizon veten si futbollist i Sevillas

Pasi u largua nga Sevilla duke kaluar në Real Madrid 18 vite më parë, ish mbrojtësi i Spanjës është rikthyer tek kampionët e Ligës së Europës

Mbrojtësi veteran (37) u largua nga Paris Saint-Germain pasi që kontrata e tij me klubin skadoi në verë dhe ai vendosi që të ribashkohet me Sevillan. Ai ka jetuar në Francë për dy vite, duke luajtur 58 ndeshje dhe fituar dy herë Ligue 1. Ramos, i cili ka lindur dhe është rritur në Sevila, bëri paraqitjen e tij të parë për skuadrën seniore më 2004, kur ishte 19 vjeçar dhe në vitin tjetër ai ju bashkua Real Madridit. Rikthimi i djalit të Sevillas tashmë është shpallur zyrtarisht pasi që ai fitoi 16 trofe për aq vite në Bernabeu.

“Tung, sevillista, sot është një ditë shumë speciale për mua, shumë emocionale, me në fund po vijë në shtëpi dhe mezi po pres momentin kur do ta ndjej përsëri fanellën e Sevillas dhe stemën e saj në gjoks”, tha Ramos në videon e tij të shpalosjes si futbollist i Sevillas.
“Kanë kaluar 18 vite prej që u largova, mendoj se kam bërë disa gabime dhe do ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju kërkoj falje personalisht çdo fansi të Sevillas të cilët janë ofenduar nga gjërat dhe gjestet që unë kam bërë në atë kohë. Besoj që ne jemi në të njëjtën varkë, pra ne jemi ende e njëjta familje, ku ka shumë njerëz jashtë që luftojnë me njëri-tjetrin për ne. Kështu që, dëshiroj të ju tregoj juve që tani jam një futbollist tjetër, jam këtu për të kontribuuar, jam këtu për të shkuar në të njëjtin drejtim”.

“Po shikoj për ta veshur përsëri fanellën e Sevillas, të luaj në Sanchez-Pizjuan dhe të ju takoj përsëri. Besoj se ky nuk ishte vetëm një borxh që unë ia kisha borxh vetvetes, por po ashtu edhe familjes sime, gjyshit tim i cili me bëri Sevillista kur isha i ri, babait tim. Nga tani e tutje, mendoj që nuk ka arsye që të merrja një kurs tjetër pos të kthehesha në shtëpi. Shpresoj të ju shoh së shpejt, jam këtu për ta bërë më të mirën dhe do të përpiqem që t’i arrij objektivat e skuadrës. Gjithë të mirat!”.

Ramos me vetëdije ka refuzuar një ofertë të maje nga Arabia Saudite, pavarësisht se Karim Benzema, ish bashkëlojtar të Real Madridi, e ftoi atë që t’i bashkohet në Al Ittihad. Ai ishte futbollist pa kontratë, kështu që rregulla e afatit të fundit të se premtes nuk aplikohet për të.

Sipas Fabrizio Romanos, Ramos do të fitojë 1 milionë euro neto në Sevillë, pothuajse 15 herë më pak së sa do të kishte fituar në Arabinë Saudite.

Ramos më shumë gjasë do të debutojë me rikthimin e tij në skuadër të fëmijërisë kundër Las Palmas, ndeshje kjo që zhvillohet më 16 shtator pas ndeshjeve të Kombëtareve.