Aleksa Marushiç aktualisht është golashënuesi i parë i Voska Sport dhe një nga më meritorët për dy rezultatet pozitive të skuadrës nga Ohri në dy ndeshjet e fundit kampionale, shkruan Open-TV.
Sulmuesi shtatëlartë nga Mali i Zi ka shënuar tre gola në pesë ndeshje, prej tyre dy në fitoren (2-0) e fundit ndaj Bregallnicës dhe një gol në barazimin (1-1) kunër Tikveshit në Kavadar.
24-vjecari te Voska Sport erdhi këtë verë nga skuadra malazeze Deçiç, kurse më herët ka luajtur edhe për Mladost dhe Sutjeska po nga Mali i Zi.
Tifozët e Voskës që tani e konsiderojnë atë një nga idhujt e tyre, duke qenë se ai jep njëqind për qind nga vetja në çdo ndeshje dhe nuk kursen në stërvitje.
Pas ndeshjeve të mira në Kavadar dhe Ohër, Marushic tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve europiane. Edhe pse jozyrtare, informacionet e gazetarit Reshat Ibraimi nga Open-TV thonë se për shërbimet e Marushiçit janë të interesuara klube nga Turqia, Danimarka dhe Franca, kurse për nënshkrimin e tij po luftojnë edhe klube nga India e largët.
Hë për hë është e vështirë të thuhet se ku do të vazhdojë karrierën ai, pasi me largimin e tij Voska Sport do të humbasë shumë, kjo është e sigurt, por edhe do të përfitojnë pasi ai është i lidhur kontraktualisht me klubin nga Ohri.
Me largimin e tij eventual, edhe vetë Liga e parë e Maqedonisë së Veriut do të humbas shumë. (Open-TV)