Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A pas barazimit ndaj Bolognas javën e kaluar.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri mposhti sonte Empolin në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Carlo Castellani” përfundoi me rezultatin 0:2.
Danilo (24’) dhe Federico Chiesa (82’) shënuan golat e fitores për “Zonjën e Vjetër”.
Vlen të theksohet se te Empoli sonte debutoi Etrit Berisha. Portieri shqiptar priti penalltinë e Dusan Vlahovicit (39’).
Juventusi pas kësaj fitore ka shtatë pikë dhe renditet i treti në tabelë, me dy pikë më pak se Interi dhe Milani.
Empoli është i fundit dhe pa pikë.