Lazio shijon fitoren e parë, e njofton me humbje kampionin

Napoli e ka shijuar humbjen e parë si kampion në fuqi në sezonin e ri në Serie A.

Napolitanët u mposhtën në shtëpi nga Lazio me rezultat 1:2, që e arriti fitoren e parë pas dy humbjeve në elitën e futbollit italian.

Luis Alberto kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 30-të, kurse dy minuta më pas Zielinski e barazoi rezultatin.
Kamada në minutën e 52-të e riktheu epërsinë e Lazios.

Në vazhdim, Lazio shënoi edhe dy herë tjera, por ato gola u anuluan më pas nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Lazio tani ka tri pikë, kurse Napoli mbetet me gjashtë sosh.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo