Barcelon e fiton ditën e fundit të merkatos! Katalunasit huazojnë Cancelon dhe Felixin

Barcelon e fiton ditën e fundit të merkatos! Katalunasit huazojnë Cancelon dhe Felixin

Joao Felix i është bashkuar Barcelonës për një sezon si i huazuar ashtu sikurse Joao Cancelo

Felix është konfirmuar se do të luajë për një sezon në Barcelonë këtë të premte, me sulmuesin që u huazua nga Atletico Madrid. Cancelo, pas një sezoni më shumë tronditje në Manchester City, i është bashkuar po ashtu skuadrës nga katalonia.

Sipas mediave, asnjëra prej të dy marrëveshje nuk përfshin “obligimin për blerje”. Felix do të ndihet më i çliruar pasi që makthi me Atletico Madridin mbaroi, me një talent që është pritur shumë por që dështoi nën urdhrat e Diego Simeone. Gjatë verës ai ka stërvitur me skuadrën e të rinjve.
Ndërkaq, në një intervistë për mediat ai publikisht kishte shprehur dëshirën për të kaluar në Camp Nou, duke e konsideruar këtë gjë ëndërr – e cila ëndërr u bë realitet.

Cancelo po ashtu pati një periudhë me plot pengesa në City, gjithashtu. Pasi që marrëdhëniet e tij me trajnerin Pep Guardiola janë prishur, ai ishte huazuar në Bayern Munchen ku kishte vuajtur për të zënë vend në 11-ën e parë të Thomas Tuchel. Ai do të përpiqet që të ia del mirë në Kataloni.

Çifti do të luajnë për Barcelonën pas ndeshjeve të Kombëtarëve, por atë mund ta shikojnë nga tribunat kur Barcelona do të luan kundër Osasunas këtë të diele.