Pendarovski: Maqedonia mund të hy në BE edhe para vitit 2030

Mesazhi i dërguar nuk është asgjë e re. Kështu presidenti Stevo Pendarovski e komentoi deklaratën e presidentit francez Emanuel Makron i cili tha se së pari duhet të bëhen reforma brenda vetë BE-së e pastaj të bëhet zgjerimi.

Pendarovski tha se konfirmim për zgjerimin janë fjalët e Sharl Mishelit që është “miku më i lartë politik i Makronit”. Në lidhje me afatin për vitin 2030 komentoi se është i arritshëm nëse nuk ka obstruksione të brendshme.