Aleanca për Shqiptarët në Strugë ka derdhur një sërë akuzash drejt kryetarit të Komunës Ramiz Merko. Thonë se problemet në arsimin në Strugë nuk kanë të mbaruar dhe dita-ditës shtohen edhe më shumë.
Akuzojnë se arsimi në Strugë është peng i veprimeve keqdashëse dhe kundërligjore të NON GRATA – Ramiz Merkos, i cili, sipas ASH, pa asnjë lloj përgjegjësie emëron dhe shkarkon drejtorë që nuk i plotësojnë kushtet elementare ligjore.
Nga ASH kërkojnë që Ministria e Arsimit, Komunës së Strugës t’ia marrë ingerencat në sferën e arsimit fillor, sepse Inspektorati i Arsimit ka konstatuar shkelje ligjore të Kryetarit.