Spasovski: Aktivitetet parandaluese për të rinjtë janë në krye të prioriteteve tona

Zgjedhja jonë, raporti që po ndërtojmë, si dhe përkushtimi për punë parandaluese me popullatën e mitur, para së gjithash me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ishin dhe janë në krye si prioritetet tona, përfshirë në fushën e parandalimit të varësisë nga droga. Është një problem që kërkon vigjilencë dhe aktivitet të vazhdueshëm institucional serioz të të gjithë atyre aktorëve që janë të përfshirë në zhvillim në arsim, në edukim, në kujdesin për më të rinjtë tanë, për të ardhmen tonë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në SHMQASH Gjimnazi “Josip Broz Tito”-Shkup e promovoi projektin e ri parandalues të Ministrisë sëPunëve të Brendshme për parandalim nga varësia e drogave dhe substancave psikotrope te të rinjtë, nën moton-“Thuaj jo drogës, po jetës!”. Ministri Spasovski realizoi takim pune me drejtoreshën e gjimnazit Sillvana Kërzhovska dhe kryetarin e Komunës Qendër,Goran Gerasimovski, në të cilin ministri i potencoi se për këtë problematikë është i nevojshëm aktivitet i vazhdueshëm serioz institucional i të gjithë faktorëve të cilët në njërën ose mënyrën tjetër janë të involvuar në zhvillimin, arsimimin, edukimin dhekujdesin e popullatës së mitur.

“Marrëdhënien të cilën e ndërtojmë, si dhe përkushtimin në punën parandaluese me popullatën e mitur, me filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme ishindhe janë në vetë kulmin e prioriteteve të MPB-së, duke përfshirë edhe fushën për të cilën jemi këtu në Gjimnazin “Josip Broz Tito”, ku po e promovojmë projektin e ri parandalues për parandalimin nga varshmëritë nga drogat dhe nga substancat psikotrope te tërinjtë”, theksoi ministri Spasovski, duke shtuar se vite me radhë këto njësite organizative, përkatësisht Minsitria e Punëve të Brendshme, tani vite me radhë përmes njësiteve të saja organizative nga fusha e parandalimit, kurse në bashkëpunimin me shërbimetprofesionale në domenin e tregtisë së palejuar me drogë dhe substancave psikotrope është në tërësi e angazhuar dhe është e hapur për bashkëpunim në edukimin cilësor dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë nga rreziqet dhe veset nga varësia nga drogat.

Ministri Spasovski potencoi se përveç punës në planin parandalues, po vazhdohet edhe me luftën intensive në asgjësimin e tregtisë së paligjshme me drogë.

“Policia jonë në gjysmën e parë të vitit 2023 ka zbuluar 372 vepra penale nga fushat e tregtisë së paligjshme me drogë dhe substanca psikotrope gjatë së cilës penalisht janëdenoncuar 440 autorë. Gjatë këtyre aktiviteteve janë sekuestruar 286 kilogramë marihuanë, tre kilogramë kokainë, shtatë kilogramë amfetaminë, mbi 3.500 copë drogë sintetike ekstazi, kurse në mënyrë plotësuese është zbuluar edhe laboratori për prodhimin e amfetaminës,janë ndërprerë tre kanale për transportimin e marihuanës dhe janë asgjësuar pesë grupe të narko-trafikantëve. Policia e Maqedonisë ishte pjesë e aksionit ndërkombëtar i cili rezultoi me sekuestrimin e thuajse 105 kilogramë të kokainës në Greqinë fqinje”, thaSpasovski.

Përcaktimi strategjik i policisë së Maqedonisë është të jetë servis real dhe cilësor i qytetarëve, në pajtim me konceptin e quajtur „community policing“ ose ndryshe i njohuredhe si “Policia në komunitet”, i projektuar në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përveç pjesës represive, MPB-ja është e përkushtuar edhe në parandalim nga kjo e keqe, në rajonet e sektorëve të punëve të brendshme në tërë shtetin, përmes njësiteve organizativepër parandalim, në bashkëpunim me Sindikatën e Policisë së Maqedonisë, dhe nënkuptohet me shkollat dhe me përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale. Për projektin e ri parandalues “Thuaj jo drogës, po jetës!” janë përgatitur fletushka dhe pllakata të dedikuarapër më të rinjtë, kurse nëpunësit policorë përmes komunikimit të drejtpërdrejt me të rinjtë do të punojnë në mënyrë intensive në periudhën e ardhshme.

Drejtoresha e “Josip Broz Tito” Silvana Kërzovska tha se deri më tani gjatë mandatit të saj nuk kanë pasur ndonjë problem lidhur me konsumimin e drogave apo substancave psikotrope nga nxënësit e tyre.

“Fëmijët kanë pak frikë nga masat dhe ndëshkimet, megjithatë, nëse ndodh diçka, zakonisht bëhet përmes shërbimit pedagogjik, kemi një pedagog, përkatësisht një psikolog shkolle që është përgjegjës për këtë dhe shohim që kjo të zgjidhet së bashku me fëmijën, prindin dhe mësuesin e klasës”, thotë Kërzhovska.

Fushata parandaluese “Thuaji jo drogës, po jetës” do të zbatohet në të gjithë vendin në territorin e të gjitha sektorëve të punëve të brendshme përmes të gjitha departamenteve të parandalimit. Ministria e Punëve të Brendshme do ta realizojë projektin me Sindikatat e Policisë së Maqedonisë sepse është projekt i përbashkët dhe ka mundësi që të përfshihen organizata joqeveritare, ekspertë, partnerë me të cilët bashkërisht i realizojmë aktivitete të tilla parandaluese.