Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dërgoi urime me rastin e përvjetorit të themelimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.
“Katër vjet nga krijimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare – reforma e nevojshme pas përgjimeve masive nga regjimi, të cilën ne si Qeveri e bëmë në vitin 2018, në përputhje me rekomandimet e Raportit të Pribesë, duke miratuar modelin e propozuar për reformën e sistemin e sigurisë dhe zbulimit, i cili e shndërroi Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit në një agjenci të veçantë nën kompetencat e Qeverisë me qëllime dhe detyra të përcaktuara qartë. Ne ishim të vendosur t’i jepnim fund rrëmujës, sepse privatësia e qytetarëve është gjëja më e shenjtë dhe askush nuk lejohet ta shkelë më. Kështu, me ligj të ri për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA), agjencia filloi punën më 1 shtator 2019 dhe u pozicionua si një institucion modern dhe demokratik i sigurisë, sipas të gjitha standardeve evropiane dhe të NATO-s, i cili është një faktor thelbësor në mbrojtjen e sigurisë e të gjithë qytetarëve tanë”, shkruan Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Thekson se MPB-ja ka bashkëpunim të shkëlqyer me ASK-në dhe përgjatë koordinimit të vazhdueshëm deri më tani janë realizuar shumë aksione me sukses.
“Bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me ASK-në e vazhdojmë edhe në të ardhmen, me kontribut të përbashkët për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe shtetit. Urime Dita e ASK-së, dëshiroj edhe shumë suksese”, thekson Spasovski në urim.