Gjykata jep versionin e saj për Rubiales, nuk e konsideron shkelje shumë të rëndë puthjen e dhunshme të tij
Gjykata për Administrim të Sportit në Spanjë ka thënë që puthja e Luis Rubiales në Jennifer Hermoso nuk ishte një “shkelje shumë serioze”
Gjykata, e cila njihet si TAD në Spanjë, e ka hetuar sjelljen e Rubiales në finale të Botërorit të Grave, në të cilën ai me dhunë kapi dhe puthi Hermoson. Sipas asaj që shkruan Marca, një version për këtë është bërë nga TAF që kanë thënë se Rubiales bëri sjellje të “keqe serioze” por “jo shumë serioze”.
FIFA e ka suspenduar Rubiales për 90 ditë, por verdikti nga TAD tani hap mundësinë që Rubiales të rikthehet në rolin e tij të mëparshëm si president i Federatës së Futbollit të tij kur ky dënim kalon. Versioni i sjell nga TAD, megjithatë, mund të sjellë suspendimin e spanjollit përsëri: konsideromi si “shkelje serioze” mund të rezultojë deri në dy vite suspendim.
Guillem Balague raporton së Qeveria spanjolle mund ta suspendonte vetë 46 vjeçarin nëse shkelja do të ishte konsideruar “shumë serioze”, por ata tani nuk mund ta bëjnë këtë, për shkak se ajo cilësohet “serioze”. Pavarësisht kësaj, TAD e ka fuqinë për suspendim dy vjeçar.
Hetimi është bërë nën ligjin e vjetër për Sport, i cili është miratuar më 1990 dhe nëse do të ishte cilësuar “shumë serioz” atëherë një trup qeveritar që ka përditësuar këtë ligj më 2022 do të merrte masa të tjera.
Siç qëndrojnë punët, Rubiales do të mbetet nën hetimi si nga FIFA ashtu edhe nga Qeveria e Spanjës deri në veprimet e radhës që do të merren.
Rubiales ka bërë që tërë stafi i skuadrës fituese të Botërorit të Spanjës të japë dorëheqje, përjashto trajnerin e tyre Jorge Vilda.
Nëna e tij është spitalizuar pasi që ka refuzuar të hajë, në shenjë proteste për akuzat që i janë bërë djalit të saj. Megjithatë, karakter i Rubiales është vënë në pikëpyetje edhe nga xhaxhai i tij që e ka quajtur atë “burrë frikacak”