Për disa ditë do të kemi identitetin e personit që ka valëvitur flamurin e Shqipërisë së Madhe, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai ka thënë sot se policia ka mbledhur informacione të mira operative lidhur me personin që valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe në Tetovë në pritjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Tashmë persona të caktuar janë vënë në shënjestër dhe brenda pak ditësh do të kenë identitetin e personit, përcjell TS.mk.
“Kur të vijë momenti, do të merrni të gjitha informacionet”. Hetimet nuk kryhen përmes mediave. Ata udhëhiqen nëpër institucionet”, tha sot Spasovski.
Kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen edhe në rajon, veçanërisht në Serbi, ku disa analistë thanë se Kurti e tregoi fytyrën e vërtetë në Maqedoni. Simbolet shtetërore të Maqedonisë nuk ishin të pranishme në këtë ngjarje, për të cilën komuna i thirri në gjykatë këtë muaj./TS