Gjithçka zyrtare, Chelsea nënshkruan me talentin e Manchester City

Tashmë gjithçka është zyrtare, “fantazisti” i sulmit të Manchester City, Cole Palmer është lojtari më i ri i “bluve” të Chelsea, me këta të fundit që arritën të siguronin në mënyrë permanente shërbimet e talentit 21-vjeçar.

Për kartonin e Palmer, “blutë” derdhën në arkat e “qytetarëve” plot 45 milionë paundë, të shpërndara në modulin 40 milionë euro bazë dhe 5 milionë të tjera bonus, ndërsa vetë lojtari ka nënshkruar një kontratë 7-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2030, me opsion rinovimi për një tjetër vit.

Ndërkaq, kujtojmë se te Manchester City, Palmer arriti të zhvillojë plot 41 paraqitje, ku shënoi 6 gola, si dhe asistoi 2 herë për shokët e tij të skuadrës. Te “qytetarët” nuk kanë munguar as trofetë, me 21-vjeçarin që ka arritur të fitojë plot 5 të tilla në “Etihad” e më konkretisht, 1 Premier League, 1 FA Cup, 1 EFL Cup, 1 Superkupë Evropë dhe trofeun prestigjioz të Champions League.