Ahmeti: Ky vit i ri shkollor gjen vendin me kushte bashkëkohore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integim, Ali Ahmeti ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ahmeti shkruan se çdo shtator sjell frymëzim për madhështinë e dijes dhe edukimit të brezave të rinj, pasi dija është rruga e sigurtë drejt suksesit.

Statusi i plotë:

Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër,
Të nderuar mësimdhënës,
Vetëm përmes dritës së dijes, popujt u kanë mbijetuar sfidave të tjetërsimit dhe kanë arritur shtigjet e përparimit.
Arsimimi ka qenë dhe mbetet shtylla e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar, andaj me rastin e vitit të ri shkollor 2023/2024 ju uroj shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në realizimin e aspiratës për proces cilësor edukativo – arsimor.
Çdo shtator është rikujtim frymëzues për madhështinë e misionit të dijes, profesionit të mësuesisë ndër shekuj dhe garancë se rruga e përparimit të vendit nuk do të ndalet.
Ky vit i ri shkollor gjen vendin me kushte bashkëkohore të mësimnxënies, edhe më të përkushtuar në shërbim të misionit jetik të dijes.
Nxënës të dashur, dija është rruga e vetme e sigurt drejt suksesit, andaj përkushtojuni në këtë rrugëtim, dëgjoni mësimdhënësit dhe prindërit që të jeni në shërbim të ardhmërisë së shëndoshë të vendlindjes suaj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo