Kërkesa e veçantë që aktori i famshëm e vendos në çdo kontratë

Samuel L. Jackson ka një klauzolë të veçantë që e fut në çdo kontratë që firmos për filmat e rinj. Aktori i famshëm këmbëngul që gjatë periudhës së xhirimeve, çdo dy javë të ketë mundësi që të luajë golf.

74-vjeçari tha për CNN: “Duhet të më lejojnë që të luaj dy herë në javë. Më pëlqen golfi sepse është sporti perfekt për një fëmijë të vetëm siç jam unë. E ke vetë të gjithë përgjegjësinë nëse luan keq dhe merr të gjithë meritat nëse luan mirë.

Jackson ka pasur disa projekte këtë vit, me serialin “Secret Invasion” që doli në qershor të këtij viti, ndërsa është drejt fundit edhe filmi “The Kill Room”, ku është protagoniste edhe aktorja Uma Thurman.