UEFA ka shpallur edhe më të mirët e Europës për sezonin e fundit, 2022/23
Pep Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë në Europë, pasi që vitin e kaluar udhëhoqi Manchester Cityn drejt fitimit të Ligës së Kampionëve – titulli i parë në histori të tyre.
Çmimet e UEFA-së u dhanë për më të mirët e sezonit të kaluar dhe Pep mungoi për ta marrë atë për shkak të problemeve të tij shëndetësore që ka.
Another award for Pep! 👏#UEFAawards || #UCLdraw pic.twitter.com/MjNb6Xdp1i
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 31, 2023
Në anën tjetër futbollisti më i mirë në Europë për sezonin 2022/23 i ka takuar sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.
Haaland shënoi 56 gola në të gjitha garat për Manchester City sezonin e kaluar, duke i shënuar 12 të tilla në Ligën e Kampionëve.
Kështu që ai ishte më i miri për këtë sezon në këtë ligë, ndërkohë që edhe për sezonin e ri Manchester City konsiderohet si njëra prej skuadrave favorite.