Chelsea është detyruar ta përmbysë skuadrën e kategorisë së tretë në Angli për t’ia arritur që të kalojë në xhiron e tretë të Carabao Cup. Madueke (45+1’) dhe Enzo Fernandez (72’) shënuan për Chelsea, derisa James Tilley (19’) shënoi golin e parë në këtë ndeshje për Wimbledonin
Chelsea ka arritur fitore të vështirë ndaj skuadrës së divizionit të tretë të ligave në Angli, AFC Wimbledon.
Madje mysafirët ishin më të mirë në pjesën e parë ku ia dolën që të fitojnë penallti pa kaluar 20 minuta të ndeshjes.
Kështu në minutën e 19 James Tilley u tregua i saktë nga një penallti e fituar për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje dhe befasuar Chelsea. VIDEO KËTU
Blutë e Londrës megjithatë arritën që të kthehen në lojë, duke shënuar në fund të pjesës së saj.
Edhe ata do të shënonin nga penalltia kur i sigurt nga pika e bardh me goditjen e tij u tregua Nordi Madueke që shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Pjesa e dytë u dominua nga Chelsea.
Megjithatë, ata shënuan pas një hutie në mbrojtje ku Enzo Fernandez e shfrytëzoi gabimin e portierit kundërshtar dhe shënoi golin e përmbysjes në minutën e 72-të.
Kështu skuadra e Chelsea arrin në xhiron e tretë të Carabao Cup ku së shpejti do ta mësojë kundërshtarin e radhës për rrethin e tretë, ndeshje kjo që zhvillohet në muajin e ardhshëm.