Bashkëpunimi ndërmjet Kanadasë dhe Maqedonisë është i shkëlqyer dhe ne si ministra të punëve të jashtme jemi takuar shumë herë në takimet e NATO-s dhe OSBE-së, ku kemi pasur shumë diskutime formale dhe joformale. Këtë e theksoi ministrja e Punëve të Jashtme, Melanie Joli, e cila për herë të parë ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni informon Tetovasot.
Xholi shtoi se dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta në aspektin e sigurisë dhe nuk kurseu fjalët lavdëruese për pjesëmarrjen e Maqedonisë në dy organizatat më të mëdha të sigurisë. Ajo personalisht ka falënderuar Osmanin për lidershipin që ka treguar si kryetar i OSBE-së.
“OSBE-ja është një organizatë shumë e rëndësishme dhe ky moment në të cilin ju kryesoni OSBE-në është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të cilin dua t’ju falënderoj personalisht Bujar para gjithë publikut, sepse e di që jeni duke bërë një punë të vështirë. Të jesh Kryetar i OSBE-së në këtë moment është një detyrë e vështirë dhe ju falënderoj për udhëheqjen tuaj”, tha Joly.
Joly shprehu mirënjohjen për mikpritjen e autoriteteve shtetërore në Maqedoni, me të cilët po takohet sot, dhe theksoi se kjo është hera e parë në 25 vjet që një ministër i Jashtëm kanadez vjen në Maqedoni, gjë që e bën vetë vizitën një akt historik. .
Krahas aleancës në NATO dhe bashkëpunimit në kuadër të OSBE-së, në fokus të bisedës ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Limani dhe Ahmeti sërish bashkë, kësaj radhe në Samitin e Diasporës
- Miratohet Plani kombëtar për energji dhe klimë 2025–2030
- Dimitrieska-Koçoska: Një Drejtori Doganore e fuqishme është kruciale për financa publike të qëndrueshme, mbrojtje të ekonomisë dhe përkrahje të biznesit
- Mexhiti: Pas më shumë se 50 vjetësh, sot po nisim një projekt që i jep drejtim të ri Çarshisë së Vjetër
- Hungaria mbledh prova për Nikolla Gruevskin, heshtje për ekstradimin
- Vasfije Krasniqi: 14 prill 1999 është një ditë që ma ndryshoi jetën
- VLEN intensifikon punën për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor
- Kurti: Dhuna seksuale u përdor si mjet lufte nga Serbia në Kosovë
- “Blesok 26” – ushtrimi fushor i Armatës: fazë kyçe për vlerësimin nga NATO i Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë
- Gjykata Penale: Një dënim për Gruevskin është vjetruar, dy aktgjykime mbeten aktive