Dy ndeshje në Ligën e Konferencës po dyshohen se janë trukuar, pasi që janë ndezur alarmet e dyshimta për kurdisje rezultatesh
UEFA ka dhënë alarmin se dy ndeshje të rrethit të parë të kualifikimeve në Ligë e Konferencës dyshohet se kanë trukuar rezultatin gjatë lojës, raporton media e njohur The Athletic. Mbetet të shihet se çfarë sanksionesh do të përballen këto skuadra që janë përfshirë në këtë trukim, e ku në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe dy skuadra nga Ballkani.
Bëhet fjalë për Alashkert, skuadër kjo nga Armenia, Arsenal Tivatin nga Mali i Zi, RFS nga Letonia dhe Makedonija GP nga Maqedonia e Veriut.
“Në përputhje me praktikën tonë të gjatë, UEFA nuk komenton hetimet apo edhe hetimin potencial për ndonjë ndeshje të kurdisur, në mënyrë që mos ta demtojë procesin e hetimeve”, thuhet në një deklaratë të UEFA-së. “Në përputhje me masat anti kurdisje në nivel kombëtare, UEFA ofron një gamë të gjërë përvojashme me federatat kombëtare, kryesisht, përmes rrjetit të tyre që quhet “Integrity Officers” në çdo federatë kombëtare”.
Të dy ndeshjes e të katër skuadrave besohet se janë kurdisur në ndeshjet e dyta, ku tërë skuadrat janë eliminuar tashmë nga gara. Flamuri i parë i kuq u ngrit kur në ndeshjen e kthimit skuadra armene e Alashkert e mundi me rezultat 6-1 skuadrën e Arsenal Tivat te Malit të Zi, ku ata kaluan tutje me rezultat 7-2. Tjetra përfshin skuadrën letoneze, RFS që fitoi me rezultat 4-1 kundër Makedonija GP, skuadër kjo nga Maqedonia Veriore, e ku letonezët kaluan tutje me rezultat 5-1.
Skuadra letoneze, RFS ka dhënë një deklaratë për media në lidhje me këtë çështje.
“Klubi i jonë vendos gjithmonë standarde të larta në fushë dhe po ashtu jashtë saj. Parimet e Integritetit janë thelbi i futbollit. Ne, gjithmonë e kemi dëshmuar këtë në fushë. Dy ndeshjet tona kundër Makedonija, të cilat ne i fituam dhe kaluam në rrethin tjetër, nuk bëjnë përjashtim nga ana e jonë. Kjo është e tëra që ne mund ta komentojmë”.