Mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko ka insistuar që mesfushori Thomas Partey është më i mirë se Casemiro dhe Rodri
Zinchenko e ka bombarduar Partey me lavdërime, insistuar që ai është njëri prej mesfushorëve më të mirë defansiv që ai ka luajtur më të, madje ai ka lënë jashtë edhe ish shokët e tij të skuadrës të City si Rodri dhe Fernandinho.
Ganezi është në një formë të mirë te Arsenali prej që u transferua aty më 2020, duke bërë 103 paraqitje në të gjitha garat.
Duke folur për kanalin e YouTube të Rio Ferdinand, “FIVE”, Zinchenko është pyetur nëse Partey është më i mirë së Casemiro.
“Nuk dëshiroj të them një gjë të keqe. Casemiro është futbollist i klasit botëror, ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve. Por, nëse do të duhet të zgjidhja në mes të tyre, do ta zgjidhja Partey. E kam pasur këtë debat në kokë disa herë, se kush është mesfushori më i mirë defansiv që unë kam luajtur – isha mes Fernandinhos, Rodrit deh Partey. Ishte shumë e vështirë. E kam shikuar Fernandinho kur ai ishte në Shakhtar dhe ai ka ndihmuar shumë. E dua atë si një vëlla timin të madh”, ka qenë përgjigja e tij.
“Rio, të lutëm eja dhe shiko atë në stërvitje. Ai i ka të gjitha”, u përgjigj Zinchenko kur Ferdinand e pyeti atë se a ndjen që Partey është më i mirë se Rodri.
Partey për momentin është duke luajtur në një pozitë tjetër, me Mikel Arteta duke përdorur atë si mbrojtës të djathtë në tri ndeshjet e para të Arsenalit, në të cilat ata kanë mundur Nottingham Forest dhe Crystal Palace dhe kanaë barazuar me Fulhamin.
Partey do të luajë përsëri kundër Casemiros këtë vikend kur Arsenali do të luajë kundër Manchester United të dielën.