Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani ka refuzuar që të stërvitet me klubin në përpjekje për ta forcuar kalimin e tij në Paris Saint-Germain
Kolo Muani ka qenë objetiv i PSG gjatë tërë verës dhe klubi brancez ka bërë një ofertë 80 milionë euro që është refuzuar në fillim të kësaj jave.
Tani, Kolo Muani zyrtarisht ka shkuar në grevë, me Eintracht që ka lëshuar një deklaratë ku ka konfirmuar që futbollisti refuzon të stërvitet para se klubi të luajë ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës kundër Levski Sofias.
Eintracht ka shprehur zhgënjimin në 24 vjeçarin, i cili ka shënuar 15 gola në Bundesliga sezonin e kaluar.
“Ne duhet ta njohim Randal ndrryshe dhe ta njohim karakterin e tij real. Ka shumë gjëra që janë duke shkuar tek ai në këtë moment dhe kjo ka rezultuar në këtë reagim, i cili është gabim, një gje që ne duhet t’ia bëjmë të qartë atij dhe njerëzve rreth tij se kjo do të këtë pasoja”, ka thënë drejtori sportiv i Frankfurtit, Markus Krosche.
“Ne do të luajmë ndeshjen kundër Levski Sofias pa të. Është e qartë për ne: sjellje të tilla nuk na ndikojnë në aktivitetin e merkatos. E rëndësishme tani për tani është ndeshja kundër Sofias. Ky është top prioritet i jonë dhe më rëndësi për klubin. Skuadra e jonë është e kualitetit të lartë dhe ata tani janë fokusuar në ndeshjen e nesërme.
Duket se PSG do të bëjë një tjetër ofertë për Kolo Muanin derisa ata do të përpiqen për ta forcuar sulmin e tyre këtë verë, por mbetet të shihet nëse ata do ta përmbyllin një marrëveshje deri më 1 shtator deri në përfundim të merkatos. /