Elton John e kalon natën në spital

Elton John e ka kaluar natën në një spital në Francë, pasi u rrëzua në vilën e tij në Nice.

Këngëtari, 76 vjeç, u dërgua në departamentin ortopedik të qendrës spitalore Princess Grace në Monako, ku u trajtua për lëndime të lehta.

“Eltoni vizitoi spitalin lokal si masë paraprake. Pas kontrolleve, ai është liruar menjëherë mëngjesin e sotëm dhe tani është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, shpjegon një zëdhënës i këngëtarit.
Sir Elton po e kalon verën në Francë me bashkëshortin e tij David Furnish dhe dy djemtë e tyre pasi përfundoi turneun “Farewell Yellow Brick Road” në korrik.