Atletico Madrid e ka deklasuar në xhiron e tretë Rayo Vellecanon duke ia shënuar shtatë gola. Griezmann (2’), Depay (16’), Molina (36’), Morata (73’, 84’), Correa (79’) dhe Llorente (86’)
Atletico Madrid e ka deklasuar Rayo Vallecanon në derbin e vogël të kryeqytetit spanjoll duke e mpooshtu me rezultat 0-7.
Serinë e golave e nisi Antoine Grizmann që në minutën e dytë të ndeshjes pasi që mori një top të mirë nga de Paul për ta zhbllokuar këtë sfidë. VIDEO KËTU
14 minuta më vonë Saul bëri një asistim për Memphis Depay që shënoi golin e dytë për rezultat 0-2. VIDEO KËTU
Se Atletico ishin më të mirë në këtë ndeshje e tregoi edhe aksioni i minutës së 36-të kur Molina e shfrytëzoi si duhet pasimin e de Paul për të shënuar golin e tretë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-3.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola, të katërtit nga Atletico.
Morata shënoi në minutën e 73-të kur Saul ia bëri një pasim të mirë dhe sulmuesi spanjoll finalizoi për golin e katër. VIDEO KËTU
Minuta e 79-të erdhi të goli i pestë i Los Rojiblancos dhe atë e shënoi Correa.
Morata shënoi edhe golin e dytë në këtë ndeshje pesë minuta më vonë dhe Correa ishte asistues në këtë ndeshje. VIDEO KËTU
Goli i fundi në këtë ndeshje erdhi në minutën e 86-të dhe atë e shënoi Llorente pas një kundërsulmi të shpejt të skuadrës mysafire.
Kjo fitore e dërgon në vendin e dytë në La Liga Atleticon me dy pikë më pak se Real Madridi që është në vendin e parë.
Rayo Vallecano ndeshjen e radhës do të luajë kundër Real Betisit derisa Atletico do të luan në shtëpi kundër Sevillas