Napoli e ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje në sezonin e ri në Serie A.
Kampioni në fuqi i Italisë fitoi sonte 2:0 në shtëpi ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit Italian.
Osimhen kaloi vendasit në epërsi në minutën e 16-të të ndeshjes, duke u treguar i saktë nga penalltia.
Punët u vështirësuan edhe më shumë për mysafirët kur Lopez u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 51-të.
Në të 60-tën, Raspadori dështoi të shënonte nga 11-metërshi, shkruan Gazeta Express.
Giovanni Di Lorenzo shënoi katër minuta më pas pas asistimit të Kvaratskhelias.
Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 6 pikëve, aq sa kanë edhe Napoli e Verona pas dy xhirove.