Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 28-vjeçarin M.A. nga Studeniçani i Shkupit, për shkak se i njëjti është kapur duke transportuar emigrantë në vendin e quajtur “Shën Mina”.
“Në automjet janë gjetur pesë emigrantë nga Siria. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB.