Video më e komentuar e momentit, Rita Ora në skenë në Hungari me flamurin e Serbisë, pasi ia hodhi dikush nga publiku
Këngëtarja Rita Ora, e cila me të drejtë është konsideruar si një ambasadore e Kosovës në bot, i ka zhgënjyer shqiptarë gjatë një performance mbrëmë në Festivalin e të Rinjve në Szeged të Hungarisë.
Ajo e ka mbajtur në dorë e më pas e vendos mbi supe flamurin e Serbisë, pasi atë ia dha dikush nga publiku.
Ky veprim i këngëtares u komentua shumë në rrjetet sociale, me disa që pyesin se si është e mundur.
Disa kanë komentuar duke besuar se ajo nuk ka mundur ta dallojë se e ka kapur flamurin e Serbisë, mbase duke menduar se po e mban atë të Hungarisë.