Gomari i zhgënjyer!

Nedai Shaolli

(qyfyre bulevardi)
Një gomar i zhgënjyer dhe i sfilitur nga jeta në një fshat të humbur të ‘Severnës’, kish vendosur të emigroj edhe ai si gjithë shokët e tij emigrant në Angli, përmes trafikantëve shqiptarë nga ngushtica La Manshit, që ndan Belgjikën me Anglinë, duke përfituar nga zemërgjerësia e këtij shteti për njerëzit dhe kafshët.
Kështu, pasi ishte zhgënjyer nga plani i gjelbër i qeverisë Dhimo me keqtrajtimin ndaj kafshëve, gomari azgan kishte vendosur të emigrojë për një jetë më të mirë drejt Anglisë, ku atje kishte bar me bollëk dhe trajtimi ishte korrekt me kafshët shtëpiake.
Me të mbërritur në Angli gomari i zhgënjer i ‘Severnës’ do takonte shoqatën për mbrojtjen e kafshëve e cila do ta udhëzonte sesi të kërkonte strehim politik nga shteti.
Gomari i keqtrajtuar nga ‘drzhava Severna’ do t’u thoshte autoriteteve të strehimores së azilantëve se, ai keqtrajtohesh nga guverna Dhimo si kafshë shtëpiake, ku nuk ushqehej dhe përdorej për barra të rënda transpoti nëpër viset malore çdo ditë pa pushim, duke bartur dru për ngrohje për fshatarët.
Jeta për gomerët atje ishte e rëndë ku diskriminoheshin dhe keqtrajtoheshin keq edhe dykëmbëshit e lëre më ne katërkëmbëshit si nga qeveria ashtu dhe nga padroni.
-Unë do ta fitoj azilin si refugjat politik thoshte gomari i zhgënjyer i ‘Severnës’!
Duke pëllitur në kopshtin e gjerë të strehimores për kafshët e keqtrajtuara ai përsëriste si refren kërkesën për azil si kafshë e keqtrajtuar, pasi kam prova të ushtrimit të dhunës dhe të keqtrajtimit mbi trupin tim, ku guverna e premierit Dhimo bënte sikur nuk shihte ato skena të tmerrit ndaj meje dhe kafshëve të tjera shtëpiake.
Në mungesë perspektive, i pamartuar, pa fëmijë dhe pa të ardhme azgani i fshatit të humbur ‘çau ferrën’ dhe erdhi në Angli mes shokëve dhe kushurinjëve të tij, që bënin pallë duke kullotur dhe shëtitur kopshteve dhe livadheve pafund të Anglisë.
Kësisoj, qeveria e premierit Dhimo pasi detyroi njerëzit të kërkojnë një jetë mirë drejt perëndimit, tani ka filluar t’i detyroj edhe kafshët si teprica të transportit, pasi me teknologjinë e re katërkëmbëshit nuk i hynë më në punë ndaj detyrohen gjetkë të gjejnë fatin e tyre të mbijetesës.
Deri në rrëfenjën e radhës mirëmbetshi!