Dafina tregon arsyen pse nuk e përcjellë Ledrin e Sarën: S’ më kanë respektuar

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak stilin e saj unik duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Prej disa ditësh rrjeti “vlon” sa i përket projektit të fundit të Dafina Zeqirit me Elgit Dodën.

Shkak u bënë këngët e fundit të artistëve, një fragment i cili dukej si një përgjigje ndaj njëri-tjetrit. Ishte një varg specifik që bëri hatanë e madhe. Bëhet fjalë për pjesën:
“Se ti kom dhon krejt, mi ke dhon krejt

Ama sot prapë vetëm

Ti ke humb njejt’, unë kam humb njejt’

Ama ndjenjat mbetën”

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale ditët e fundit të rikthehet në qendër të vëmendjes romanca e dikurshme e Dafina Zeqirit me Ledri Vulën.

Së fundmi një veprim nga ana e Dafinës dhe partneres së Ledrit, ka trazuar rrjetin. Dafina e cila dikur i ndiqte të dy, ka hequr nga Instagrami si Sarën dhe Ledrin.

Edhe Sara Hoxha e ndjek Dafinën. Por nga ana tjetër, Ledri vazhdon ta ndjekë akoma Dafinën në Instagram, pavarësisht se ajo e ka hequr. Pas aludimeve të shumta nga fansat për këtë veprim të këngëtares, para pak minutash erdhi dhe reagimi i saj në rrjetin social Threads.

“Mbroni gjithmonë lumturinë tuaj dhe mos lejoni askënd që t’ju përdorë! Njerëzit dhe disa të ashtuquajtura gazeta do të përdorin gjithmonë informacione kundër meje që ju t’i besoni budallallëqeve që ata shkruajnë (në favor të të tjerëve) për pikëpamje dhe para! Kam vendosur të bëj ‘unfollow’ dhe t’i jap fund marrëdhënieve me njerëz të cilët, unë Dafina, i kam respektuar, ndërkohë që ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje në këmbim. PIKË”, shkruan Dafina.