Fero ka lënë përfundimisht muzikën dhe i është përkushtuar fesë islame. Këtë e bëri të ditur vetë reperi dje përmes një shkrimi të gjatë në Instagram duke kërkuar falje për këngët dhe tekstet që ka bërë.
1 ditë pas deklaratës së tij, Fero ka treguar se i ka ndodhur një e papritur pasi gjysmë milioni njerëz i kanë parë postimin në InstaStory. Mesa duket publikut i është shtuar kurioziteti për jetën e reperit pasi edhe numri i tij i ndjekësve në Instagram është rritur.