Nën përqafimin e një mashkulli, Dafina sapo na zbuloi lidhjen e saj të re?

Dafina Zeqiri është single, të paktën kështu po deklarohet publikisht për momentin pas ndarjes së saj nga DJ Geek.

Javë më parë u përfol për një lidhje të re pasi disa pamje nën shoqërinë e biznesmenit Kreshnik Gjergji u shpërndanë kudo.

Këtë të fundit Dafina në disa postime të mëhershme e kishte quajtur ”kushëri” dhe kështu u hodhën poshtë thashethemet.
Por në postimet e fundit ajo na bëri të mendojmë se ka nisur një romancë.

Me kë jo, sepse fytyra e djaloshit nën përqafimin e të cilit u fotografua, është fshehur.

Me të njëjtën veshje ajo ka publikuar disa foto të tjera ku shkruan: Date night.

Nuk dihet nëse Dafina po ngacmon pak para publikimit të projektit të saj me Elinel, apo sapo na ndau diçka nga jeta e saj sentimentale.