Stuhi në Gradsko, është rrëzuar një dru në rrugën e vjetër

Një stuhi e shkurtër e shiut sot pas orës 16 ka përfshirë rajonin e Gradskos dhe vendbanimet përreth si dhe rajonin e lokalitetit Stobi.

Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza – Veles, gjatë stuhisë është rrëzuar një dru në rrugën rajonale Veles-Gradsko afër fshatit Viniçan.

“Rruga është në rikonstruksion, për këtë arsye nuk ka pasur pengesa në qarkullim, por megjithatë ekipet e Rrugës së Maqedonisë kanë reaguar shpejt dhe për një kohë të shkurtër kanë hequr drurin e rrëzuar nga rruga”, sqarojnë nga QMK Veles.

Stuhi në Gradsko, është rrëzuar një dru në rrugën e vjetër