Djegia e spitalit modular në Tetovë, Lloga: Është hapur hetim për për mënyrën e tenderimit

Prokuroria për krim të organizuar është në fazën hetimore në lidhje me tenderin për ndërtimin e spitaleve modulare. Kështu deklaroi ministri i drejtësisë në pyetjen gazetarëve se çfarë ka biseduar me kryeprokurorin Joveski edhe me prokurorin për krim të organizuar Islam Abazi.