Afrona pasi u nda nga Blero, ndahet edhe nga zvicerani. Ja çka thotë

Afrona pas ndarjes nga i dashuri zviceran ka dy fjalë.

Pak ditë më parë, mediat raportuan për ndarjen e Afronës nga partneri i saj zviceran, James Smith.

Kjo u kuptua nga rrjetet sociale.

Bukuroshja që fokusin e ka vetëm tek qendra e saj estetike nuk është se ka folur mbi këtë pjesë.

Por një postim i saj sonte mbase mund të jetë fjala e saj indirekte mbi këtë zhvillim.

Ajo ka ndarë një shprehje ku shkruhet:

‘Është në rregull të jesh e frikësuar. Por duhet ta sfidosh veten, të hapesh, dashurosh, të bësh gabime, të mësosh, të bëhesh më e fortë. Dhe të fillosh sërish nga e para’, është shprehur ajo.