Borussia Dortmund ka fituar më vështirësi në ndeshjen e parë të Bundesligës ku ka mundur skuadrën e Leart Paqaradës FC Koln. Malen (88’) shënoi golin e vetëm në këtë takim
Borussia Dortmund e ka nisur me një fitore minimale sezonin e ri të Bundesligës, duke mposhtur FC Koln me rezultat 1-0.
Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi pa asnjë rast serioz të krijuar nga të dyja skuadrat, të cilat qarkullonin topin më shumë në mesfushë por nuk arrinin që t’i rrezikonin portat e njëra tjetrës.
Në pjesën e dytë të parët që rrezikuan portën ishin mysafirët e Koln. Mathias Olesen i Koln (79’) kërceu më së larti për ta goditur topin me kokë por ishte portieri i Dortmund, Kobel, që bëri një pritje të mahnitshme dhe ia mohoi golin atij.
Dortmund u ngjallë nga zëvendësimet.
Nmecha që hyri në lojë në pjesën e dytë bëri një pasim të mirë për Malen i cili edhe shënoi gol në fund të ndeshjes, në minutën e 88 për t’i dhënë epërsi minimale Dortmundit që ia jep tri pikët e para në Bundesligë kësaj skuadre.
Edhe pse me fitore, Dortmund është në pozitën e 6 derisa FC Koln renditet e 15-ta.
Ndeshjen e radhës nënkampionët e Gjermanisë e luajnë kundër Bochumit si mysafirë, derisa Leart Paqarada pret në shtëpi me skuadrën e tij ekipin e Wolfsburg.