I vuri flakën babait të tij, arrestohet 20 vjeçari

Gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë nga SB Ropotovë kanë privuar nga liria T.I.(20) nga një fshat i Prilepit për shkak se ka sulmuar fizikisht babain e tij 51-vjeçar.

Sipas raportit, ata kanë pasur edhe një debat familjar më datë 11.08.2023, pas së cilës T.I me lëndë djegëse i ka vënë flakën babait të tij, pas së cilës e ka fikur menjëherë zjarrin me batanije.

51-vjeçari ka pësuar djegie, e cila është konstatuar nga Spitali i Përgjidhëm në Prilep.

T.I. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo