Këngëtarja me famë botërore: Kur humba virgjërinë, babai thirri policinë

Këngëtarja e njohur Lily Allen në podcast-in “Life’s A Beach” të Alan Carr, nuk ka shpëtuar pa folur mbi jetën e saj private dhe intime.

Këngëtarja me humor u ndal te hera e parë që kreu marrëdhënies seksuale me një djalë.

Ajo tregoi se ishte me pushime me familjen kur pati eksperiencën e parë në jetë dhe i ati kishte telefonuar policinë kur ka mësuar se ajo kishte humbur virgjërinë.

“Isha me pushime me babanë dhe vëllain tim Alfie (i njohur si Theon Greyjoy në ‘Game of Thrones’). Shkova në dhomën e hotelit të atij djalit dhe sigurisht nuk u ktheva në dhomën time. Fjeta gjithë ditën atje”, zbuloi Allen, duke shtuar se babai i saj i shqetësuar se diçka i kishte ndodhur vajzës, kishte lajmëruar policinë për ta gjetur.

“Menduan se kisha humbur vërtetë. U zgjova dhe policia ishte në të gjithë hotelin“, tha ajo.

“Ata po pastronin plazhin dhe pyesnin: ‘A ishin këto gjërat që ajo kishte veshur?’ Nuk kisha zemër t’iu tregoja se thjesht kisha shkuar të humbisja virgjërinë. Ishte e gjitha pak traumatike dhe unë nuk kam bërë seks për një kohë të gjatë pas kësaj”, tregoi më tej ajo.