Mehmetaj: Partia nacionalisto/fashiste maqedonas VMRO-DPMNE që për synim të përhershëm ka minimin e faktorit shqiptar
Lirim Mehmetaj
A e dini që partia nacionalisto/fashiste maqedonas VMRO-DPMNE që për synim të përhershëm ka minimin e faktorit shqiptar në Maqedoninë Veriore nuk e ka kritikuar as Albin Kurtin për vizitën e tij atje e as partitë shqiptare që ia organizuan pritjen.
Athua pse?
Sepse vizita e Kurtit në Maqedoninë Veriore ishte në fakt lëvizje në favor të kësaj partie fashiste.
Interesi aktual i VMRO-DPMNE-së është që të dobësojë partitë e mëdha shqiptare në Maqedoninë Veriore dhe qeverinë e ardhshme ta formojë me parti të vogla shqiptare që t’i kontrollojë krejtësisht.
VMRO-DPMNE-së i intereson forcimi i partive shqiptare opozitare, parti si lloji i Lëvizjes BESA.
Në këtë synim anti-shqiptar një argat të mirë ia bëri Albin Kurti.
Me thanë njeri që është ahmak e nuk e di çfarë po bën, ky murit me kokë s’po i mëshon.
Pse operon Kurti kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut një zot e di, nejse ndoshta edhe Dejona Mihaili.
P.S
Më vonë mund të lexoni në Albanian Post një tekst të gjatë dhe sqarues për dëmin e vizitës së Kurtit në Maqedoninë e Veriut.