Pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e në Tetovë dhe reagimeve që rrodhën në opinion pas kësaj vizite, veçmas për pjesën e ikonokografisë, nuk mbeti indiferent as presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Duke u frikësuar se Kovaçevski e Apasievi po ia zënë vendin e albanofobit, më në fund edhe ai doli në skenë për të kërkuar përgjegjësi juridike për ata që e paskan “rrënuar shtetësinë e RMV-së” për shkak të himnit të flamurit shqiptar dhe flamurëve kombëtarë shqiptarë.
Ashtu siç e kemi thënë shumë herë, nëse ka ndonjë maqedonas që beson se shqiptarët ndonjëherë diku do ta këndojnë “Denes nad Makedonija se ragja”, ai ka probleme serioze të perceptimit të realitetit, ngase – derisa ky shtet nuk e kupton realitetin multietnik – por insiston në simbole shtetërore monoetnike maqedonase, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.
E sa i takon shqetësimit të presidentit Pendarovski, na duhet të theksojmë se ai me këtë reagim, duke e sulmuar Albin Kurtin, si duket i vardiset BDI-së që ta mbështesë edhe për një kandidaturë. Përveç kësaj, si duket, ai ka dëshirë t’ia bëjë me sy Apasievit dhe nacionalistëve albanofobë maqedonas se është besnik “i tyre” dhe, së fundi, por më e rë rëndësishmja, ai përmes këtij reagimi si duket ka dashur t’ia dëshmojë edhe Aleksandar Vuçiqit se është gati ta përsërisë refrenin e tij sa herë që ai shprehë mesazhe antishqiptare.
Sidoqoftë, është mirë për shëndetin e këtij shteti dhe të presidentit të tij që mos shohin më ëndrra serbe, sepse kjo e dëmton seriozisht rehatinë dhe paqen në Ballkan.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sulmet nga qentë endacakë në Shkup po shtohen, qytetarët ankohen për pasiguri në qytet
- Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq në Austri
- Mustaf Tahiri zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI në Pallaticë
- Grabitet një grua në qendër të Shkupit hajduti i këput varësen nga qafa në stacion autobusi
- 27 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadanit – Katanas
- Muhamet Rushani zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së – Shkumbin
- Selimi: “Amnistimi” i Siljanovskës nga profesorë shqiptarë, sjellje tipike inferioriteti dhe përkulje
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Policia e arrestoi, voziste në drejtim të kundërt në bulevardin e Kumanovës
- “Safe City” do të implementohet edhe në Strumicë