Neymar shkon te Al Hilal, detajet e kontratës

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, po kalon te Al Hilal.

Braziliani ka rënë dakord, sipas gazetarit të RMC Sport, Fabrice Hawkins. Të gjitha palët arritën një marrëveshje të plotë.

Parizienëve do t’u paguhen 90 milionë euro, por edhe bonuse. Është raportuar se, duke marrë parasysh pagesat e bonusit, shuma e transfertave mund të arrijë në 120 milionë euro.

Neymar do të nënshkruajë kontratë për dy vite, po diskutohet opsioni i zgjatjes edhe për një sezon.

Më herët u bë e ditur se 31-vjeçari do të fitojë 160 milionë euro në 2 vite te Al-Hilal.