Kombëtarja e re e Maqedonisë deri në 19 vjeç do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese ndaj përzgjedhjes përkatëse me kombëtaren e Gjeorgjisë informonTetovasot. Ndeshjet kontrolluese do të zhvillohen në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” në Shkup, me fillim nga ora 17:00. Ndeshja e parë nga përzgjedhësi Toni Jakimovski do të luhet më 12 gusht. Dy ditë më pas në program është ndeshja e dytë kontrolluese mes këtyre përfaqësueseve. Trajneri i kombëtares së Maqedonisë deri në 19 vjeç, Toni Jakimovski ka vendosur që për ndeshjet e ardhshme t’i thërrasë futbollistët që janë në redarin e tij por këtë radhë vlen të theksohet edhe një lojtar i ri i klubit Shkëndija Indrit Sakipi i cili mbush syrin e strategut Jakimovski dhe do të performojë në mbrojten e kombëtares së Maqedonisë në U19.
Indrit Sakipi shprehet tepër i emocionuar për ftesën në Kombëtaren e Maqedonisë në U19 dhe shpreson që të jap maksimumin në terren që të dalin fitues në këto ndeshje.
Shkruan gazetari i sportit Buran Musliu.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- U arrestuan në Kroaci për spiunazh, zbulohen mesazhet mes serbes së Kosovës dhe pilotit kroat
- Pas 25 vitesh, sërish do të hapet shkolla e mesme policore
- Zëvendëskryeministri Arben Fetai: Makineria e BDI-së po më sulmon me profile të rreme, por karvani ynë ecën përpara
- Emir Sulejmani: Komuna do të shpërblejë me 30 000 denarë të diplomuarit në drejtimet më të kërkuara
- Portalb: Bilall Kasami ka harxhuar 1.6 milionë euro për militantët e BESËS (DOKUMENT)
- Menduh Thaçi: Bajram Rexhepi dhe Bilall Kasami janë me rezultat të ngushtë me njëri-tjetrin
- Apeli i hoxhallarëve shqiptarë kundër gjenocidit në Gaza
- Duda Balje: Një prej arsyeve që nuk e votova Dimal Bashën është se e barazoi Zotin me gjygym
- Vetëvritet në Tetovë 49 vjeçari nga fshati Pallçisht!
- Operacioni “Fortesa” në Tiranë: Sekuestrohen pasuri 26.5 milionë euro të një të dënuari për vrasje e trafik droge