Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka bërë publike të dhënat e flukseve hyrëse turistike për periudhën janar-korrik 2023, që janë mbi 5,1 milionë vizitorë, duke tejkaluar me 31% më shumë ato të së njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash. “Vetëm për korrikun, 1.7 milionë vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, shprehet ministrja Kumbaro në rrjetet sociale. Gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja me më shumë se dyfishin e vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, Turqia me 142% më shumë, por vihet re edhe rritje e numrit të vizitorëve nga Mali i Zi me 62% më shumë, Franca me 58% më shumë e Italia me 53% më shumë krahasuar me vitin që shkoi. Raportohet rikuperim i vizitorëve nga Ukraina, duke shënuar 153% më shumë hyrje krahasuar me vitin 2022 dhe 152% më shumë vizitorë nga Kina, kjo thuhet se është arritur falë marrëveshjes së bashkëpunimit për heqjen e vizave midis dy vendeve dhe promovimin e ndërsjellë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ndalohen ratrakët ilegalë në Kodrën e Diellit: Parku Kombëtar Mali Sharr ndërpret aktivitetet pa kontratë dhe paralajmëron masa ligjore
- Qeveria e RMV-së merr vendim: Rreth 10.000 punëtorë të huaj do të marrin leje pune këtë vit
- Isen Shabani merr mandatin si kryetar i Vrapçishtit: Do t’i drejtohemi ministrisë së Drejtësisë për pastrimin e listës zgjedhore (VIDEO)
- “Ose burg ose litar”: Hysni Gucati me shumë plagë në luftë, kërcënohet nga dhjetëra komentues në rrjete sociale
- Valbon Limani merr mandatin si kryetari i Gostivarit: Zotohem para Zotit dhe para jush se do të punojë me nder e përkushtim (VIDEO)
- Partitë ende nuk janë marrë vesh për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
- Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH’së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet
- Kompanitë ndërkombëtare ende po shmangin hapësirën ajrore të Iranit dhe Irakut
- Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë
- Shkupi, Kumanova e Strumica qytete me ajër më të ndotur