E kryer, Caicedo te Liverpooli për shifër rekorde

Moises Caicedo do të marrë rrugë sot për në Liverpool.

Kjo pasi Liverpooli ka arritur marrëveshje me Brighton& Hove Albionin për shifrën e 110 milionë eurove.

Caicedo gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën, raporton The Athletic, transmeton Klankosova.tv.

Trajneri Jurgen Klopp tashmë e ka dhënë aprovimin për lojtarin dhe do që do ta ketë në bankën rezervë për ndeshjen ndaj Chelseat.

Të Kuqtë ishin shumë të interesuar për Romeo Lavian, por që nuk ofruan mbi 50 milionë euro për të, ashtu siç kërkoi skuadra e Southamptonit.

Kështu në vend të tij, Liverpooli vendosi që ta transferojë Caicedon, i cili do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në Premier League.